Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Vërtet, selefitë në çdo vend të botës e njohin pozitën dhe vlerën e dijetarëve. Ata nuk ua mohojnë njerëzve të drejtat e tyre dhe nuk përhapin shkatërrim në tokë. Po ashtu, ata nuk i lartësojnë dijetarët mbi pozitën në të cilën Allahu i ka vendosur.
Sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, i cili është zotëria i njerëzimit, u thoshte shokëve të tij:
“Mos më lartësoni mbi pozitën që Allahu ma ka dhënë.”
Nëse kjo ishte gjendja e Muhamedit, të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem, atëherë selefitë i përmbahen kësaj metodologjie të mesme edhe me dijetarët e tyre.”
(Huda uen-Nur, nr. 396)
Përktheu: Besim Gjelaj