Pa akide nuk ka dobi!

Sa i përket atij që nuk ka akide, nuk ka dobi prej tij. Edhe nëse njerëzit e braktisin imoralitetin, alkoolin dhe kamatën, këto vepra nuk u bëjnë dobi tek Allahu i Plotfuqishëm (përderisa u mungon akideja). Ndërsa, nëse Teuhidi realizohet siç duhet, Allahu mund t’ia falë njeriut mëkatet si kamata, imoraliteti dhe gjynahet e mëdha që janë më të vogla se shirku. Sa i përket shirkut, Allahu i Lartësuar nuk e fal atë.

“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë…” (Nisa, 48).


Atëherë, si mund të tregohet neglizhencë ndaj akides dhe t’i lihen njerëzit ashtu siç janë?! Kush mund ta thotë këtë, përveç një të humburi që i devijon edhe të tjerët?! Allahut i kërkojmë mbrojtje! Kjo nuk është rruga e të dërguarve. Rruga e të dërguarve ishte që ata ta fillonin thirrjen e tyre me Teuhid. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Muadhit: “Gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh ata (popullin e Jemenit) le të jetë dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” “Nëse të binden për këtë, atëherë njoftoji se Allahu ua ka bërë obligim (namazin)…”

Namazi, i cili është obligimi më madhështor pas Teuhidit, nuk vjen përpara tij, por vetëm pasi të jetë realizuar Teuhidi.
Sepse, nëse dikush falet natë e ditë, por i bën shirk Allahut, Allahu nuk ia pranon namazin. Po.


Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Related Articles

Back to top button