Gjykimi për atë që thotë: ‘Sapo erdhi filani, ra shi!’

Pyetja:

Janë përhapur disa shprehje që përmbajnë shirk, siç është fjala e dikujt: ‘Sapo erdhi filani tek ne, ra shi.’ A konsiderohet kjo shirk i madh apo shirk i vogël?

Përgjigjja:

Disa njerëz, kur bie shi dhe kjo përkon me ardhjen e një personi tjetër, thonë: ‘Sapo erdhi ai tek ne, ra shi.’ Kështu, ata e bëjnë ardhjen e atij personi shkak për rënien e shiut. Kjo është gënjeshtër! Nga e di ai se Allahu e ka zbritur shiun për shkak të atij personi?!

Kështu, ky person ka folur për Allahun pa dije. Në këtë ka një lloj shirku, sepse ia ka atribuuar një gjëje një shkak që nuk dihet se është i tillë. Prandaj, ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të mos e përsërisë më këtë.

Pyetësi: A konsiderohet ky shirk i madh apo i vogël?

Shejhu: Jo, nuk konsiderohet shirk i madh, sepse ai nuk ka thënë se ky person është ai që e ka sjellë shiun.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!

(Likaul-Babil-Meftuh, nr. 168)

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in

Related Articles

Back to top button