Përmbajtja ndaj fesë sjell siguri dhe udhëzim
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë, ka thotë:
“Sa më shumë që muslimanët i përmbahen akides dhe sheriatit, si në jetën e tyre individuale, ashtu edhe në shoqërinë e tyre, aq më shumë përmirësohet gjendja e tyre individuale dhe ajo shoqërore.
Këtë e vëren përmes fryteve që sjell zbatimi i kësaj lidhjeje të pandashme ndërmjet akides dhe sheriatit.
Vërtet, Allahu i Lartësuar u ka premtuar atyre që besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi, siguri në këtë botë dhe siguri në botën tjetër, ashtu siç thotë i Lartësuari në suren El-En’am: ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يَلۡبِسُوٓاْ إِيمَٰنَهُم بِظُلۡمٍ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡأَمۡنُ وَهُم مُّهۡتَدُونَ
“Sa për ata që besuan dhe nuk e përzien besimin e tyre me padrejtësi (shirk), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (En’am, 82).
(Silsiletul-Muhadarat el-Ilmijje, 1/90)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in