Zemra e shëndoshë
Hafidh Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e përmirëson zemrën dhe gjuhën, i përmirësohet e gjithë gjendja e tij.
Kurse, zemra e shëndoshë është ajo në të cilën nuk ka dashuri për asgjë që Allahu e urren. Në këtë përfshihet pastërtia e saj nga shirku i hapët dhe i fshehtë, nga epshet dhe bidatet, si dhe nga shthurja dhe mëkatet, qofshin ato të mëdha apo të vogla, të dukshme apo të fshehta, siç janë: syefaqësia, vetëpëlqimi, urrejtja e fshehtë, mashtrimi, mllefi, zilia dhe të ngjashme me këto.
Kjo është zemra e shëndoshë, përveç së cilës asgjë tjetër nuk i bën dobi njeriut Ditën e Kiametit.” Allahu i Lartësuar thotë:
يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ
“Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët. Përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Shuara, 88–89)
(Reua’iut-Tefsir, 2/52)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in