Mos e nënvlerëso mëkatin!

Mos e zbukuro mëkatin në veten tënde dhe mos e nënvlerëso atë; shikon, pastaj shikon përsëri, e pastaj përsëri, derisa zemra të prishet. Dëgjon, pastaj dëgjon përsëri, e pastaj përsëri, derisa zemra të prishet. Flet për përgojim dhe bartje fjalësh, pastaj vazhdon të flasësh e të flasësh, derisa zemra të prishet.


Sepse robi, përballë mëkatit, kalon nëpër disa gjendje; në fillim e konsideron të lehtë, pastaj përfundon duke rënë në pasojat e tij. Prandaj është ndaluar shikimi, për shembull. Pse? Sepse shikimi është një mjet që çon drejt kryerjes së mëkatit të madh, që është zinaja. Sepse njëra gjë pasohet nga tjetra, pastaj nga tjetra, derisa njeriu bie në mëkatin e madh. Allahu na ruajttë.


I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e paso shikimin e parë me një shikim të dytë; shikimi i parë që (të bie papritur në sy) është i falur për ty, ndërsa përsëritja e shikimit është kundër teje.”


Sepse i dyti është kundër teje dhe nuk është për ty. E si mund të jetë gjendja e atij që vazhdon të shikojë përsëri e përsëri, pa u frikësuar se zemra e tij do të ndryshojë dhe prishet?

Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Back to top button