Falja e namazit mbi dyshekun prej sfungjeri
Pyetja:
Cili është gjykimi për faljen e namazit mbi dyshekun prej sfungjeri?
Përgjigjja:
Nëse sfungjeri është i llojit të fortë, i ngjeshur me presion të madh, në atë mënyrë që të ndihet ndikimi i sexhdes, sikur të ishte mbi një sexhade, pra nuk fundoset (nuk sharron) kur njeriu e vendos ballin mbi të, atëherë sexhdeja mbi të është e vlefshme.
Ndërsa, nëse sfungjeri është i butë dhe balli nuk qëndron i palëvizshëm mbi të, atëherë kjo nuk lejohet. Kjo është e ngjashme me atë që thonë fukahatë: nuk lejohet të bëhet sexhde mbi gjëra si gruri dhe elbi, sepse balli nuk gjen mbështetje të qëndrueshme, përveçse mbi diçka të fortë.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Muteferrikat, kaseta nr. 50)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.