Gjykimet fetare merren nga dijetarët

Gjykimet fetare merren nga dijetarët, e jo nga të paditurit dhe as nga ata që flasin pa dije dhe udhëhiqen nga epshet. Të paditurit veprojnë pa e ditur se çfarë po bëjnë dhe marrin vendime pa pasur dije. Kurse dijetarët flasin vetëm duke u mbështetur në argumente. Dijetarët janë njerëzit që më së paku marrin guximin të flasin për Allahun pa dije dhe që më së shumti i frikësohen Atij. Allahu i Lartësuar thotë:


“Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen më së shumti dijetarët.” (Fatir, 28).


Ndërsa të paditurit janë ata që më së shumti marrin guximin të flasin për Allahun pa dije.
E lusim Allahun të na ruajë dhe të na shpëtojë!


Shejh Muhamed ibën Hadi el-Med’hali, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in

Related Articles

Back to top button