Shikoni çrregullimin e madh në të cilin kanë rënë shumë prej djemve dhe vajzave në këtë kohë

Shikoni çrregullimin e madh në të cilin kanë rënë shumë prej djemve dhe vajzave në këtë kohë, kur u përqendruan në lexim dhe në ndjekjen e lajmeve të njerëzve të pavlerë, të kotë dhe të ngjashëm me ta prej njerëzve të humbur.


Filluan të lexojnë historitë dhe lajmet e tyre, dhe si pasojë panë se sa shumë janë rrënuar dhe degraduar, dhe si kanë ndodhur devijime të rënda për shkak të këtyre leximeve.


Sikur të drejtoheshin në leximin dhe shikimin e tyre drejt jetës së njerëzve të mirë dhe lajmeve të robërve të devotshëm të Allahut të Lartësuar dhe të Madhëruar, do ta shihnin frytin e kësaj.


Prandaj robi, në këtë çështje – çështjen e ripërtëritjes së imanit – ka nevojë të ketë lidhje me imamët e fesë, që t’i marrë si shembull, të ndjekë rrugën e tyre, të ecë në gjurmët e tyre dhe të jetë në metodologjinë e tyre.


Dhe kjo është një derë e madhe prej dyerve të forcimit dhe shtimit të imanit në zemra.

Shejh AbduRrezak elBedër, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button