Nuk është e kushtëzuar…

Shejh Salih elFeuzani, Allahu e ruajttë, thotë:

Nuk është e kushtëzuar për atë që urdhëron për të mirën dhe ndalon nga e keqja që mos të bëj gabime (mëkate); apo që të jetë i përkryer dhe mos të ketë asnjë gabim.

Përkundrazi në qoftë së ka ndonjë gabim pendohet tek Allahu dhe nuk e lë urdhërimin për të mirën dhe ndalimin nga e keqja.

Sepse, nëse thotë unë kam ketë gabim e ketë gabim (dhe nuk urdhëron për të mirën dhe nuk ndalon nga e keqja), atëherë i tilli ka bërë bashkë dy gjynahe:

E para: ka ra në mëkat;
E dyta: e ka braktis urdhërimin për të mirën dhe ndalimin nga e keqja.

Pra, duhet të pendohet për mangësitë (mëkatet) që i ka dhe në anën tjetër duhet të urdhëroj për të mirën dhe të ndaloj nga e keqja.

Përndryshe, nëse nuk urdhëron për të mirën dhe nuk ndalon nga keqja, veçse ai njeri që është i përkryer, do të ndërpritet urdhërimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja, sepse nuk ka njeri të përkryer që nuk e ka asnjë mangësi.

(edDurretul-Mudijetu f.246)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button