Këshillë rreth tërmeteve

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Lavdi i qoftë Allahut, ndërsa paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin udhëzimin e tij, e më pas:


Me të vërtetë Allahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Ditur për atë që e cakton, ashtu siç është i Urtë dhe i Ditur për atë që e ka bërë legjitime dhe ka urdhëruar me të. Allahu i Lartësuar krijon çfarë të do nga fenomenet, i përcakton ato si masë frike ndaj robërve të Vet, me qëllim përkujtimi për hakun e tyre ndaj Allahut, si dhe me qëllim paralajmërimi nga shirku ndaj Tij, nga mëkatet dhe nga kryerja e veprave që i ka ndaluar Ai.


Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلا تَخْوِيفًا

“E mrekullitë (ose fenomenet natyrorë që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim (që të marrin mësim)” (Isra 59),

po ashtu thotë:

سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ

“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u behët e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fusilet 53),

po ashtu thotë:

قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ

“Thuaj: Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënimin prej së larti ose prej së poshti nënë këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin…” (Enam 65).


Transmeton Buhariu në koleksionin e tij nga Xhabir ibën Abdil-Lah radijAllahu anhu që
Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem :”Kur i ka zbritur fjala e Allahut “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënimin prej së larti” Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: Kërkoj mbështetje tek Ti me fytyrën Tënde! E tek fjala: “ose prej së poshtmi nënë këmbët tuaja” tha: Kërkoj mbështetje tek Ti me fytyrën Tënde!”.
Transmeton Ebu Shejh elEs’bahanij nga Muxhahidi në komentin e këtij ajeti: “Thuaj: Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënimin prej së larti…” ka thënë: krismë, gurë dhe erëra. Kurse fjala: “ose prej së poshtmi nënë këmbët tuaja…” ka thënë: tërmetet dhe shembjet e tokës” (Buhariu me Nr. 4262, Tirmidhiu me Nr. 2991).
Nuk ka dyshim së ato tërmete që kanë ndodh këto ditë në vendet e ndryshme janë nga fenomenet përmes të cilave Allahu i Lartësuar i frikëson robërit e Vet.
Gjithë çka ndodh në këtë botë, siç janë tërmetet dhe ndodhitë tjera që i shkaktojnë dëme njerëzve, janë si shkak i shirkut dhe mëkateve, siç thotë Allahu i Lartësuar:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë” (Shura 30).

Po ashtu thotë:

مَا أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللَّهِ وَمَا أَصَابَكَ مِنْ سَيِّئَةٍ فَمِنْ نَفْسِ

“Çfarëdo e mirë që të vjen është nga Allahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti…” (Nisa 79).

Po ashtu thotë:

فَكُلًّا أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِبًا وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الْأَرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

“Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet, disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plotë rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytem në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejtësi, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë” (Ankebut 40).
Pra, është obligim ndaj gjithë myslimanëve moshë rritur dhe të tjerëve, që të pendohen tek Allahu, të qëndrojnë në fenë e Tij, të kenë kujdes dhe të largohen nga çdo vepër që e ka ndaluar Ai, siç është shirku dhe mëkatet, kështu që t’i arrijë ata mbrojtja dhe shpëtimi në dynja dhe ahiret nga çdo e keqe; dhe kështu t’i largon nga ta, Allahu gjitha belatë dhe t’ju sjell atyre gjitha të mirat.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur. Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që e merituan” (‘Araf 96).
Si dhe ka thënë i Lartësuar për ithtarët e librit:

وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُوا التَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِمْ مِنْ رَبِّهِمْ لَأَكَلُوا مِنْ فَوْقِهِمْ وَمِنْ تَحْتِ أَرْجُلِهِمْ

“Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka” (Maide 66).
Po ashtu ka thënë:

أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتًا وَهُمْ نَائِمُونَ * أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ * أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ

“A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi Jonë kur ata ishin fjetur? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi Jonë para ditë kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur” (‘Araf 97-99).


Ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ndonjëherë, Allahu i lejon tokës të marr frymë dhe si shkak i kësaj ndodhin tërmete të mëdha, e si shkak i kësaj robërit e Tij frikësohen, kthehen tek Ai dhe largohen nga mëkatet dhe kërkojnë strehim tek Allahu i Lartësuar dhe pendohen.
Ka thënë dikush prej selefit, kur ishte dridhur toka: “Me të vërtetë Zoti juaj ju qorton dhe kërkon të pendoheni”.
Umer ibnul-Hatabi, radijAllahu anhu kur u dridh toka në Medine pasi që i ka këshilluar dhe qortuar ka thënë: “Nëse përsëritet prapë nuk do të banoj më me ju në Medine” këtu përfundon fjala e tij (Ibën Kajimit).
Kurse, transmetimet në lidhje me këtë çështje nga selefi janë të shumta.
Porse, obligim në rastin kur ndodh tërmeti apo diç tjetër nga fenomenet, siç është nxënia e diellit dhe erërave të fuqishme, është pendimi tek Allahu i Lartësuar, duke kërkuar strehim tek Ai dhe duke kërkuar shpëtim. Po ashtu, duke e shtuar përmendjen e Tij, siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem për nxënien e diellit: “Kur ta shihni këtë, nxitoni për ta përkujtuar Allahun, lutuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij” (Buhariu me Nr. 999, Muslimi me Nr. 1518).
Gjithashtu, është e pëlqyer të mëshirohen të varfrit dhe të mjerët, t’ju jepet lëmoshë, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Mëshironi të tjerët, që të mëshiroheni” (Ahmedi në Musned elMukthirinë me Nr. 6255), po ashtu: “Mëshiruesit i mëshiron Mëshiruesi (Allahu), mëshironi ata që janë në tokë, do t’ju mëshiron Ai që është mbi qiell” (Tirmidhiu me Nr. 1847), po ashtu: “Kush nuk i mëshiron të tjerët, nuk do të mëshirohet” (Buhariu me Nr. 5538 dhe Trimidhiu me Nr. 1834).
Transmetohet së Umer ibën Abdul-Aziz, Allahu e mëshiroftë, kur ndodhte tërmeti u shkruante umerave (guvernatorëve) që të japin lëmoshë.
Nga shkaqet e mirësisë dhe shpëtimit nga çdo e keqe është nxitimi i pushtetarëve që t’i ndalojnë mendjelehtit (nga mëkatet), t’i detyrojnë ata me të vërtetën, ta zbatojnë gjykimin e Allahut ndaj tyre, t’i urdhërojnë me të mirën dhe t’i ndalojnë nga e keqja, siç thotë Allahu i Plotfuqishëm:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُولَئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të ,orë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatën, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë” (Teube 71).

Po ashtu thotë i Plotfuqishmi:

وَلَيَنْصُرَنَّ اللَّهُ مَنْ يَنْصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ * الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ

“E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që e ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatën, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Allahut i takon përfundimi i çështjeve” (Haxh 40-41).
Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا * وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ

“…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë. Dhe e furnizon prej nga nuk e kujton farë. Kush i mbështetët Allahut, Ai i mjafton atij…” (Talak 2-3), kurse, ajetet në këtë tematikë janë të shumta.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i gjendet vëllait të vet kur ka nevojë, Allahu do T’i gjendet atij kur ka nevojë” (Buhariu me Nr 2262; Muslimi me Nr. 4677; Mutefekun alejhi).
Po ashtu, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e liron myslimanin nga një brengë prej brengave të dynjasë, Allahu do ta lirojë nga një brengë nga brengat e ditës së Kiametit; kush ia lehtëson një gjë atij që ka vështirësi, Allahu do t’ia lehtësoj atij vështirësitë në dynja dhe ahiret; kush ia mbulon një të metë myslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metën atij në dynja dhe ahiret; Allahu është në ndihmë ndaj robit të Vet, përderisa robi është në ndihmë ndaj vëllait të vet” (Muslimi me Nr. 4867; Tirmidhiu me Nr. 1853), gjithashtu edhe hadithet në këtë tematikë janë të shumta.
Allahu është Ai që e përmirëson gjendjen e myslimanëve në përgjithësi, Ai ju jep kuptim në fe dhe qëndrim në të, pendim tek Ai nga gjitha mëkatet; si dhe e përmirëson gjendjen e gjithë pushtetarëve myslimanë, përmes tyre e ndihmon të vërtetën, e poshtëron të kotën, i udhëzon për të gjykuar me ligjin e Allahut në mesin e njerëzve, i përkujton ata dhe gjithë myslimanët nga lajthitjet dhe nga cytjet e shejtanit, me të vërtetë Ai është Mbikëqyrësi i kësaj dhe Kompetent për të.
SalAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi, ue men tebiahum bi’ihsaninin ila jevmud-din.
Myftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe kryetari i unionit të dijetarëve të mëdhenj dhe i komisionit shkencorë për fetwa: Abdul-Aziz ibën AbdUllah ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/8651
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button