Gjykimi për huazimin e gjërave te Xhamisë

Pyetja:

Allahu ju nderoftë, nga pyetjet e këtij pyetësi është edhe kjo, ku thotë: Sa i përket marrjes (huazimit) të gjërave të Xhamisë siç janë shkallët, ku disa njerëz punojnë ndonjë gjë në shtëpitë e tyre dhe marrin në Xhami gjëra të tilla të ngjashme dhe i përdorin për nevojat e veta, në qoftë së imami ua jep këto a ka gjynah apo a ka të drejtë mos t’ua jap?

Përgjigja:

Nuk i lejohet imamit, as myezinit, as atyre që kujdesën për xhami, e as dikujt nga xhemati, që t’ia lejoj dikujt të marrë nga mjetet e Xhamisë dhe t’i nxjerr jashtë Xhamisë, sepse këto janë vakf për Xhami dhe nuk lejohet të përdoren diku tjetër.
Askujt nuk i lejohet që t’i merr dhe t’i përdor. Askujt nuk i lejohet që t’i jap leje dikujt tjetër për t’i marrë, edhe nëse Xhamia s’ka nevojë për to, si p.sh. nëse janë shkallë të vjetra apo shtroje të vjetra, që i marrin njerëzit dhe i përdorin, sepse këto janë vetëm për Xhami. E nëse kjo Xhami s’ka nevojë, atëherë dërgohen në ndonjë Xhami tjetër.

Kurse përdorimi i tyre nga ana e njerëzve për qëllime personale është haram, ai që bën këtë është mëkatarë, Allahu na ruajttë!

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Derb, Kaseta nr. 351)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button