Mos u drejto plotësisht nga shtylla gjatë namazit

Ai salAllahu alejhi ue selem e urrente faljen në drejtim të asaj që adhurohej përveç Allahut. E pëlqente që, kur dikush falej drejt një shtylle, shkopi apo peme, ta kishte atë përpara njërës anë të fytyrës së tij dhe të mos drejtohej plotësisht nga ajo, në mënyrë që të mbyllej rruga që çon drejt ngjashmërisë me sexhden ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Madhëruar. Po.


Përgjigja: Meqenëse mushrikët u bënin sexhde pemëve, gurëve dhe sendeve të palëvizshme dhe drejtoheshin plotësisht nga ato kur qëndronin para tyre, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem urdhëroi që të shmangeshin prej tyre pak.
Pra, nëse qëndron për t’u falur drejt një shtylle dhe ajo është përpara teje, mos u drejto plotësisht nga ajo, por shmangu pak prej saj. Mbaje atë përpara teje, por shmangu pak prej saj, duke vepruar ndryshe nga ata që adhurojnë gurët dhe pemët. Po.


Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button