Gjykimi për lëvizjen dhe lëkundjen e trupit gjatë leximit të Kuranit!

Pyetje: Disa njerëz, kur lexojnë Kuranin, lëvizin shpinën ose trupin e tyre. A është i saktë ky veprim?

Përgjigje: Lëkundja ose lëvizja e trupit gjatë leximit të Kuranit, pas hulumtimit, është vërtetuar si një zakon i hebrenjve kur lexojnë Teuratin dhe i të krishterëve kur lexojnë Ungjillin. Ky është një veprim i pasuesve të librave të mëparshëm, prandaj nuk duhet t’i imitojmë ata. Allahu i Lartësuar thotë:


وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنْصِتُوا
“Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni atë me vëmendje dhe heshtni…”
(El-A’raf 204)



Dëgjimi i vëmendshëm nënkupton ndalimin e lëvizjeve të panevojshme, shmangien e përkuljeve, lëkundjeve ose animit anash.

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
(Ixhabaat Muhimme fi el-Meshakil el-Mulimme f. 88).
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button