Kur’ani, burimi i përmirësimit të njerëzimit

Dijetari i madh, Muhamed El-Beshir El-Ibrahimij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur’ani është një përmirësim gjithëpërfshirës i mangësive të trashëguara të njerëzimit, madje, ai i çrrënjos ato mangësi që nga rrënjët e tyre.

Ai ndërton një jete të lumtur, në të cilën njerëzve nuk u bëhet padrejtësi dhe nuk u mohohet asnjë e drejtë, mbi bazën e dashurisë, drejtësisë dhe bamirësisë.

Kur’ani është kushtetuta hyjnore, në të cilën nuk ka as mangësi e as të meta:

Çështjet e besimit (akides) në të janë të pastra, adhurimet janë të sinqerta, dispozitat janë të drejta, normat e sjelljes janë të qëndrueshme, morali është i drejtë, shpirtit nuk i mohohet asnjë e drejtë dhe trupit nuk i mungon asgjë që i nevojitet.

Ky është Kur’ani, me të cilin u përmirësua gjendja e gjeneratave të para të këtij umeti dhe vetëm përmes tij mund të përmirësohet edhe gjendja e gjeneratave të fundit të tij.”

(Atharuhu, 4/95)

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button