Këshilla e Shejh Ibën Uthejminit për të riun

Cila është këshilla juaj për një të ri që sapo ka nisur rrugën e përkushtimit në fe?


Përgjigjja: Këshilla jonë për këtë të ri, i cili, nëse do Allahu, është në rrugë të mirë, është:

  • Së pari: Të kërkojë gjithmonë nga Allahu që ta bëjë të qëndrueshëm dhe ta udhëzojë drejt së vërtetës.
  • Së dyti: Të lexojë sa më shumë Kur’an me meditim, sepse Kur’ani ka ndikim të madh në zemër, nëse njeriu e lexon me meditim.
  • Së treti: Të kujdeset për vazhdimin e veprave të mira dhe të mos mërzitet e as të mos bëhet përtac, sepse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kërkoi mbrojtje nga paaftësia dhe përtacia.
  • Së katërti: Të kujdeset që të shoqërohet me njerëz të mirë dhe të largohet nga shoqërimi me njerëz të këqij.
  • Së pesti: Ta këshillojë veten kur nefsi i tij fillon të ndikojë tek ai dhe i thotë: “Rruga është e gjatë dhe rruga ka ende shumë përpara.” Le ta këshillojë veten dhe të qëndrojë i palëkundur, sepse Xheneti është rrethuar me gjëra të vështira, ndërsa Zjarri është rrethuar me gjëra joshëse.
  • Së gjashti: Të largohet nga shokët e këqij, edhe nëse më parë kanë qenë shokë të tij, sepse shokët e këqij ndikojnë tek ai. Prandaj, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shembulli i shokut të keq është si ai i farkëtarit: ose do t’i djegë rrobat e tua, ose do të ndjesh prej tij erë të keqe.”

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in

Related Articles

Back to top button