Krimet e rrafidive përgjatë historisë
Nga krimet e rrafidive përgjatë historisë: A ka kush që merr mësim?! Nga historia e zezë e rafidive
Në vitin 23 hixhri, Ebu Lu’lu’ el-Mexhusi vrau halifen e dytë, Umer ibnul-Hattabin, radijAllahu anhu. Ky mexhusi konsiderohet një prej figurave të rrafidive. Për këtë arsye, ata i kanë vënë atij këta emra “Baba Alauddin” dhe “Baba Shuxhauddin”, si dhe kanë ndërtuar një tyrbe për të në Iran.
Në vitin 35 hixhri, u vra halifja i drejtë, Uthman ibën Affani, radijAllahu anhu, si pasojë e nxitjes së kryengritësve kundër tij nga AbdUllah ibën Sebe’e. Madje, ky (AbdUllah ibën Sebe’e) besonte se Aliu ishte hyjni dhe se atij i takonte trashëgimia e hilafetit, si dhe besime të tjera të ngjashme.
Në ditën e Ashurasë, në muajin Muharrem të vitit 61 hixhri, u vra Husejn ibën Aliu, radijAllahu anhuma, për shkak se rrafiditë e braktisën dhe e dorëzuan te kundërshtarët e tij.
Në vitin 317 hixhri, Ebu Tahir err-Rrafidiu arriti në Mekë, ku vrau haxhilerët në Mesxhidul-Haram dhe e hoqi Gurin e Zi (nga vendi i vet). Ai (guri i zi) u kthye nga Ahsaja në vitin 339 hixhri, pas ndërmjetësimit të sundimtarit të Egjiptit, nga dinastia Ubejdij.
Në vitin 408 hixhri, El-Hakim bi Emril-Lah el-Ubejdij el-Fatimij pretendoi se ishte hyjni. Ky rrafidi u përpoq dy herë ta hapte varrin e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue ala alihi ue selem.
Herën e parë, dërgoi Ebul-Futuhun për të gërmuar te vendi i varrit, por njerëzit u ngritën kundër tij dhe e penguan.
Herën e dytë, ky rrafidi dërgoi një njeri në Medinë. Ai u vendos pranë Haremit dhe filloi të gërmonte nën tokë, me qëllim që të arrinte te varri. Njerëzit e zbuluan planin e tij dhe e vranë.
Në vitin 500 hixhri, rrafiditë ndërtuan në Egjipt një tyrbe të quajtur ‘Texhul-Husejn’. Ata pretenduan se aty gjendej koka e Husejnit. Disa rrafidi vazhdojnë ta vizitojnë atë si vend pelegrinazhi (ngjashëm me haxhin) edhe në ditët tona.
Në vitin 656 hixhri, dy tradhtarët e Islamit dhe të muslimanëve, Nasiruddin et-Tusi dhe Ibnul-Alkamij, i futën tartarët në vendet islame. Si pasojë, ata vranë afërsisht dy milionë muslimanë.
Në vitin 907 hixhri, në Iran u themelua shteti safavij rrafidij nga themeluesi i tij, Shah Ismail ibën Hajder es-Safeviu. Ai vrau afërsisht një milion muslimanë për shkak se refuzuan ta përqafonin medh’hebin rrafidi.
Kur hyri në Bagdad, ai shpalli sharjen e hulefave të drejtë (Hulefaurr-rrashidinë) dhe vrau këdo që nuk e ndiqte fenë e rrafidive. Gjithashtu, hapi (përdhosi) shumë varre të të vdekurve nga Ehlu Suneti, ashtu siç veproi edhe me varrin e Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë.
Në vitin 1218 hixhri, një rrafidi erdhi nga Iraku në Rijad dhe shfaqi shenja të asketizmit dhe devotshmërisë. Kur iu dha mundësia, u fal në xhaminë Et-Tarif, në Dirije, pas imamit, AbdulAziz ibën Muhamed ibën Su’udit, Allahu e mëshiroftë. Gjatë namazit të ikindisë, kur imami ishte në sexhde, ai e goditi me një hanxher (thikë) dhe e vrau.
Në vitin 1399 hixhri, në Iran u themelua shteti rarfidi nga Homeini, pas rrëzimit të regjimit të Shahut.
Në vitin 1405 hixhri, lëvizja Emelush-shi’ijje, nën udhëheqjen e Nebih Berrij dhe Musa es-Sadr, me mbështetjen e Brigadës së Gjashtë shiite të ushtrisë libaneze dhe në bashkëpunim me druzët shiitë, kreu veprime barbare dhe krime të shëmtuara. Ajo ndërmori sulme ndaj kampeve Sabra, Shatile dhe Burxhul-Beraxhineh.
Masakra zgjati rreth një muaj. Gjatë saj, palestinezët përjetuan vrasje dhe tortura të papara më parë!
Shih librin: El-Fadih li Medh’hebi Shia el-Imamijje, f. 110, dhe Ma dha ta’rif an hizbil-Lah, f. 3.
Në vitin 1407 hixhri, të premten, më 6 Dhul-Hixhe, rrafiditë që i përkisnin Velajeti të Homeinit organizuan marshime dhe demonstrata kaotike në Haremin (Qabe) e Allahut, duke brohoritur: “Vdekje Amerikës! Vdekje Izraelit!”
Ata shkaktuan kaos dhe trazira, si pasojë e të cilave u vranë 402 persona dhe u plagosën 649 të tjerë. Gjithashtu, thyen dyert e dyqaneve, shkatërruan veturat dhe u vunë flakën atyre. Këtë ngjarje e dënuan 44 shtete.
Gjatë haxhit të vitit 1409 hixhri, në mbrëmjen e ditës së shtatë të muajit Dhul-Hixhe, një grup rafidish vendosën mjete shpërthyese shkatërruese në Mekë, përreth Mesxhidul-Haramit. Si pasojë e shpërthimit, u vra një burrë pakistanez, u plagosën 16 persona dhe u shkaktuan dëme materiale.
Autorët u arrestuan dhe dënimi me vdekje ndaj tyre u zbatua në vitin 1410 hixhri.
Në vitin 1410 hixhri vdiq prijësi i rrafidive, Homeini. Shiitët i ndërtuan mbi varrin e tij një ndërtesë të ngjashme me Qabenë e Shenjtë dhe bëjnë tavaf rreth saj.
Në vitin 1418 hixhri, nga Konferenca e Tretë e Përgjithshme Islame u publikua një fetva e nënshkruar nga më shumë se një mijë dijetarë, në të cilën Homeini shpallej jobesimtar dhe i devijuar.
Gjatë këtyre viteve, Irani i mbështeti Huthitë financiarisht, ushtarakisht, politikisht dhe përmes mediave. Nëpërmjet shteteve të kufrit dhe të arrogancës, arriti ta bënte atë të sundonte mbi qeverinë e Jemenit dhe ta vinte atë nën kontrollin e tij, pasi për këtë shkak u vranë mijëra jemenas.
Ndër pjesët e tjera të historisë së zezë të rrafidive është edhe rrethimi që rrafiditë e Jemenit u bënë nxënësve të dijes në Demaxh, duke përfshirë fëmijët, gratë dhe pleqtë. Ata goditën me armë të rënda, të lehta dhe të mesme shtëpitë dhe xhamitë, bashkë me banorët dhe ata që faleshin brenda tyre, ditë e natë, pa ndërprerje.
Rrethimi i parë zgjati më shumë se shtatëdhjetë ditë, ndërsa rrethimi i dytë zgjati më shumë se njëqind ditë. Në fund, rrafiditë e Jemenit i dëbuan banorët e Sa’des nga vendi i tyre.
Këto janë disa prej fakteve rreth rrafidive, të përmendura me shumë pak fjalë.
Shejh Muhamed Bazmul, Allahu e ruajttë!
Koleksion shkrimesh, nr. 1100: Nga krimet e rafidive përgjatë historisë
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.