Gjykimi për edukimin e fëmijëve përmes filmave vizatimorë

Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë, thotë:

Allahu i ka ndaluar figurat dhe e ka ndaluar mbajtjen e tyre. Atëherë, si t’i edukojmë fëmijët tanë përmes tyre?! Si t’i edukojmë ata me diçka të ndaluar?! Me figura të ndaluara dhe me statuja të lëvizshme e që flasin, të cilat ngjajnë shumë me njeriun! Ky është një lloj i rëndë i paraqitjes së figurave dhe nuk lejohet edukimi i fëmijëve përmes tyre.

Kjo është ajo që duan jobesimtarët: duan që ne të bëjmë atë që e ka ndaluar i Dërguari salAllahu alejhi ue selem. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar paraqitjen e figurave, përdorimin dhe mbajtjen e tyre.

Këta i përhapin ato në mesin e të rinjve dhe muslimanëve, me pretekstin e edukimit. Ky është edukim i prishur. Edukimi i drejtë është t’i mësosh ata gjëra që u bëjnë dobi në fenë dhe dynjanë e tyre.

(Teuxhihat Muhime li Shebabil-Umeh, f. 51–52)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button