Mos prano për veten të jesh në një gradë më të ulët se kafsha

“Prej gjërave të çuditshme nga thëniet e shujuhëve të mi është porosia e njërit prej tyre ndaj meje, ku me ka thënë: ‘O Sulejman, Mos prano për veten të jesh në një gradë më të ulët se kafsha.

I thash: ‘Si ndodh kjo?’

Me tha: ‘Kujdes dhe mos e nënvlerëso askënd prej dijetarëve të thelluar në dituri, të dëshmuar për Sunet dhe Teuhid. Përkundrazi gjendja jote gjithmonë të jetë duke ua përmendur vlerën e tyre dhe duke kërkuar falje për ta. Sepse Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Për dijetarin kërkon falje kushdo që gjendet në qiej dhe në tokë, madje edhe peshku në ujë”.

Kurse, në një hadith tjetër thuhet: “Vërtetë, Allahu, ëngjujt, banorët e qiejëve dhe të tokës, madje e milingona në vrimën e saj, si dhe peshku, kërkojnë falje (lutën) për atë që ua mëson të mirën të tjerëve.

Shejh Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë,
(Sher’h elVesijjetu esSugra f.101)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button