Shkaqet e mbylljes së derës së suksesit (teufikut)
Shekik ibën Ibrahim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Derën e suksesit Allahu ua ka mbyllur njerëzve për shkak të gjashtë gjërave:
- Janë angazhuar me begatitë, por e kanë lënë falënderimin për to.
- E duan dijen, por e lënë të vepruarit sipas saj.
- Nxitojnë drejt mëkatit, ndërsa pendimin e vonojnë.
- Mashtrohen duke qenë në shoqërinë e njerëzve të mirë, por nuk i pasojnë ata në veprat e tyre.
- Dynjaja u largohet, ndërsa ata vazhdojnë ta ndjekin atë.
- Ahireti u afrohet, ndërsa ata ia kthejnë shpinën.”
(Feuaid li Ibnul-Kajjim, f.258)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.