Falja është e lavdëruar kur sjell përmirësim

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Duhet të dihet se falja ndaj atij që të ka bërë keq nuk është e lavdëruar në mënyrë absolute. Allahu i Lartësuar e ka kushtëzuar këtë që falja të jetë e shoqëruar me përmirësim, duke thënë: فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ

“Kush fal dhe me këtë synon përmirësimin, shpërblimi i tij është tek Allahu.” (Shura 40).

Ndërsa nëse në falje dhe në mëshirë nuk ka përmirësim, atëherë mos fal dhe mos e lër pa e marrë të drejtën tënde.

Shembull për këtë: nëse ai që të ka bërë keq është person i njohur për të keqe dhe prishje, dhe nëse ti e fal atë, kjo do t’ia shtonte edhe më shumë të keqen; në këtë rast, më e mira është të mos e falësh, por ta marrësh të drejtën tënde për hir të përmirësimit.

Ndërsa nëse personi, kur ti e fal, nuk shkaktohet ndonjë dëm apo prishje si shkak i faljes ndaj tij, atëherë falja është më e mirë, sepse Allahu thotë:

“Kush fal dhe me këtë synon përmirësimin, shpërblimi i tij është tek Allahu.” (Shura 40).

E kur shpërblimi yt është tek Allahu, kjo është më e mirë për ty sesa të marrësh kompensim nga veprat e mira të shokut tënd.”

(Sher’h Rijad es-Salihin, 1/180)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button