Njeriu hynë në Xhenet pasi të jetë pastruar!

“Robi nuk mund të hyjë në xhenet veçse pasi të jetë pastruar nga mëkatet.

Dhe ky pastrim bëhet në dynja me katër gjëra:

E para: Pendimi,
E dyta: Kërkimi falje (istigfari),
E treta: Veprat e mira që fshijnë mëkatet,
E katërta: Fatkeqësitë që shlyejnë mëkatet.

E nëse këto katër gjëra nuk mjaftojnë për ta pastruar e për ta shpëtuar, atëherë pastrohet në berzah (në jetën e varrezave) me tre gjëra:

E para: Namazi i besimtarëve për të (për të vdekurin),
E dyta: Istigfari i tyre për të,
E treta: Ndërmjetësimi (shefati) i tyre, sprova e varrit dhe me atë që i dhurojnë vëllezërit e tij muslimanë prej veprave (sadaka, dua, etj.).

E nëse këto tre nuk mjaftojnë për pastrim, atëherë pastrohet në Ditën e Kiametit me tre gjëra:

E para: Tmerrimet e Kiametit dhe vështirësia e rëndë e qëndrimit para Allahut,
E dyta: Me shefatin e ndërmjetësuesve,
E treta: Me faljen e Allahut të Plotfuqishëm.

E nëse as këto tre nuk mjaftojnë për pastrimin e tij, atëherë zjarri bëhet pastrim për të dhe për papastërtinë e mëkatit të tij. Qëndrimi i tij në zjarr do të jetë në përputhje me sasinë e mëkateve të tij: sa shumë apo pak, sa të rënda apo të lehta, e sa shumë janë grumbulluar. Kur të zhduket papastërtia e mëkatit dhe robi të bëhet i pastër dhe i mirë, nxirret nga zjarri dhe futet në xhenet.”

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë,
(Medarixhus-Salikin 1/463)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button