O robër të Allahut!

Ibën Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “O robër të Allahut! Ejani drejt një vendi (Xhenetit) ku banorët nuk vdesin. Ku ndërtimet nuk rrënohen. Ku të rinjtë nuk plaken. Dhe ku bukuria e mirësia nuk ndryshojnë kurrë. Ajri i saj është fllad i këndshëm. Uji i saj është nga burimi Tesnim. Banorët e saj lëvizin nëpër mëshirën e Mëshirëplotit. Dhe kënaqen duke e parë Fytyrën e Tij të Lartësuar në çdo kohë.

“Lutja e tyre në Xhenet është lartësimi dhe shenjtërimi i Allahut. Përshëndetja e Allahut dhe engjëjve ndaj tyre, si dhe përshëndetja e tyre ndaj njëri-tjetrit është “Selam – Paqe”. Ndërsa në fund të lutjes së tyre është lavdërimi ndaj Allahut – Zotit të të gjithë krijesave.” (Junus 10).”

(Letaiful-Mearif 1/31)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button