Piu ujë dhe qau…

Njëherë, AbdUllah ibën Umer, radijAllahu anhuma, piu ujë të ftohtë. Filloj të qajë, dhe qau fortë!

Atëherë i thanë:
Perse qanë?

Ai tha:
Mu kujtua një ajet në librin e Allahut të Plotfuqishëm:

وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ

“Një pengesë do të vendoset midis tyre dhe asaj që dëshironin…” (Seb’e 54),

e kuptova që banorët e zjarrit nuk dëshirojnë asgjë tjetër pos ujit të ftohtë, veçse thotë Allahu i Plotfuqishëm:

وَنَادَىٰ أَصْحَابُ النَّارِ أَصْحَابَ الْجَنَّةِ أَنْ أَفِيضُوا عَلَيْنَا مِنَ الْمَاءِ أَوْ مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ ۚ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى الْكَافِرِينَ

“Banorët e Zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit:

“Derdhni pak ujë të ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!”

Ato thonë:

“Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit” (A’raf 50).

(Zuhd, Ahmedi, 1055)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button