Mos e lër kërkimin e dijes nga frika se nuk do të bëhesh dijetar

Pyetja e katërt: Një person pyeti: Nuk do të mund të bëhem dijetar i devotshëm dhe i aftë, sepse nuk kam inteligjencë të fortë, apo për arsye të tjera të ngjashme. Çfarë më këshilloni?

Përgjigjja: Të këshilloj me të njëjtën këshillë që ia dhashë më parë vëllait tënd. Nuk është kusht për kërkimin e dijes që të bëhesh dijetar i devotshëm dhe i aftë. Kërkoji Zotit tënd sukses dhe ndihmë. Ti nuk e di nëse, pasi të bëhesh dijetar dhe të bëhesh një dijetar i njohur e i respektuar, do ta kesh përmbushur përgjegjësinë tënde para Allahut apo jo?

Dhe nuk e di nëse kjo do të jetë mirësi për ty apo sprovë për ty? Qëllimi i kërkimit tënd të dijes duhet të jetë:

  1. Të synosh ta largosh injorancën nga vetja.
  2. Të synosh që Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar, të jetë i kënaqur me ty, sepse ke ndjekur një rrugë në të cilën kërkon dije.
  3. Të synosh përmirësimin e zemrës dhe të gjymtyrëve të tua.

Prandaj, kërkoje dijen! Nëse Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar, të vendos në pozitën e një dijetari të devotshëm dhe të aftë, atëherë kjo është mirësi dhe begati nga Allahu. Kjo dije është tek Zoti i botëve.  Përndryshe, ti je kërkues dije.

Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
(el-Vesaja el-Xhelijjeti Lil-Istifadeti mined-Durusi el-Ilmijjeti f.43)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button