Njeti në kërkimin e diturisë



Shejh Salih Ali Shejh, Allahu e ruajttë thotë:
Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: Si bëhet njeti në kërkimin e diturisë?

Ka thënë:

“Duke bërë njet për ta hequr injorancën nga vetja”.

Pastaj, në qoftë së mendon së do ta mësojë dike tjetër dhe shpreson në të ardhmen të jetë këshillues, duke ua mësuar njerëzve bazat e fesë. Ua mëson atyre bazat madhështore të fesë, këshillon, apo diçka ngjashëm me këtë, atëherë duhet të bëj një njet tjetër pos këtij. Pra e bën njetin për ta hequr injorancën prej vetës dhe prej të tjerëve gjithashtu. Ky është njet i mirë, sepse, disa njerëz e bëjnë njet për ta hequr injorancën nga vetja dhe pastaj fillojnë të mbajnë ligjërata. Nuk e bëjnë njet heqjen e injorancës nga njerëzit, Allahu na ruajttë, por që të ju drejtohet njerëzve me ligjërim dhe ata të prezantojnë në ligjëratat e tij. Kështu të bëhet i njohur në mesin e njerëzve; nëse bëhet i njohur në mesin e njerëzve, ata do t’i japin (të holla etj) ose do ta mirëpresin, e kështu njete të ndryshme. I tilli e humb shpërblimin e vet –Allahu na ruajttë! Me këtë veprim e ekspozon vetën ndaj Hidhërimit të Allahut të Lartësuar dhe të Madhëruar.

📚(Sher’h Usulul-iman f.31)
✍️Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button