Mos e lër dijen pas dore

Shejh AbduRrazak el-Bedër, Allahu e ruajttë, thotë:

Disa prej selefëve, kur perëndonte dielli dhe u kishte ikur ajo pjesë e dijes që e kishin zakon ta mësonin çdo ditë, qanin. Ndërsa shumë prej nesh kalojnë muaj, madje edhe vite, pa gjetur kohë për t’u ulur e për të kërkuar dije. Gjejnë shumë kohë për t’u ulur për dëfrim, argëtim, lojë, ndeja e gjëra të tjera, por nuk gjejnë disa minuta, madje as disa çaste të shkurtra, për të mësuar dhe për ta kuptuar fenë e tyre, për të cilën Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar i ka krijuar dhe për të cilën i ka sjellë në ekzistencë. Prandaj, njeriu duhet t’i caktojë vetes një pjesë dhe një hise të përditshme nga dija, në të gjitha ditët e tij.

(Shkëputur nga ligjërata: el-Ilmush-Sher’ijj Fad’luhu ue Adabuhu)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button