Rregulli: “Domosdoshmëria i lejon gjërat e ndaluara”
Pyetja: Allahu ju shpërbleftë me të mira. Pyetësi, me inicialet S. S. A. nga Rijadi, thotë: Ju lutem, a mund ta shpjegoni këtë shprehje: “Domosdoshmëria i lejon gjërat e ndaluara”?
Përgjigjja: Shejhu: Po. Kuptimi i kësaj shprehjeje është se, kur njeriu detyrohet të përdorë diçka të ndaluar në një masë që e largon gjendjen e domosdoshmërisë, atëherë ajo gjë e ndaluar bëhet e lejuar për të. Për shembull: një njeri ndodhet në uri të madhe dhe nuk ka asgjë tjetër përveç një kafshe të ngordhur. Nëse e ha atë, shpëton nga vdekja, ndërsa nëse nuk e ha, vdes. Në këtë rast themi: i lejohet të hajë nga kafsha e ngordhur, sepse ndodhet në një gjendje domosdoshmërie.
Po kështu, nëse nuk ka asgjë tjetër përveç mishit të derrit dhe është i uritur në një masë të madhe, saqë nëse ha prej tij shpëton, ndërsa nëse nuk ha, vdes, atëherë i themi: Të lejohet ta hash atë, sepse domosdoshmëria i lejon gjërat e ndaluara. Ndërsa sa i përket ilaçit, disa njerëz mendojnë se kjo shprehje përfshin edhe ilaçet e ndryshme dhe se njeriut i lejohet të mjekohet me një gjë të ndaluar nëse ka nevojë për të, siç pretendojnë. Kjo është gabim, sepse nuk është e sigurt se ilaçi do ta largojë atë që konsiderohet e domosdoshme.
Kjo për dy arsye:
- Sa njerëz janë mjekuar me një ilaç të dobishëm, por nuk kanë përfituar prej tij?
- Sa njerëz e kanë lënë ilaçin dhe Allahu i ka shëruar pa ilaç?
Po.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb, 371)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.