Jo çdo kush është selefij

Jo çdo kush është selefij

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

“Jo çdo kush që pretendon se është selefij, – është selefij. E kanë pretenduar disa injorantë që kinse janë selefij dhe ata nuk e njohin men’hexhin selefij. Po ashtu, kanë pretenduar që kinse janë selefij disa njerëz shkatërrimtarë, të cilët e ndjekin men’hexhin e havarixhëve në vrasje të padrejta dhe çrregullime në tokë. Po ashtu, kanë pretenduar disa që kinse janë selefij, të cilët paraqitën si të ditur por nuk kanë marrë dituri nga dijetarët. Kanë marrë dituri nga librat dhe skriptet, si dhe janë bazuar vetëm në mësimin e teksteve përmendësh pa e perceptuar kuptimin e tyre, Allahu i Lartësuar thotë:

وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ

“Sa i përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim…” (Teube 100)

-që do të thotë: me përpikëri, dhe nuk realizohet kjo veçse me dituri dhe duke vepruar me men’hexhin (metodologjinë) e tyre”

📑(Hakikatul-menhexhus-selefij f.65)

✍Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button