Ata që i bëjnë qafira prijësit janë fitnexhi

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ata të cilët gjykojnë ndaj pushtetarëve muslimanë me pabesim, çfarë përfitojnë? A mund t’i heqin nga pushteti? Jo, nuk munden! Hebrenjtë e kanë okupuar Palestinën para pesëdhjetë viteve, megjithatë umeti islam, që të gjithë, arabët dhe jo arabët nuk mund ta heqin nga vendi i saj, atëherë si bën që t’i akuzojmë pushtetarët që na udhëheqin? Ne e dimë që nuk mund t’i heqim ata (pushtetarët), vetëm se do të shkaktojmë gjakderdhje (vrasje); do të shpërdorohet pasuria si dhe ndoshta do të cenohet nderi dhe nuk do të arrijmë ndonjë rezultat (të mirë). Andaj çfarë dobie ka kjo?

Edhe në qoftë së njeriu në vete e ka bindjen së dikush prej këtyre pushtetarëve është pabesimtarë që ka dalë nga feja në realitet, çfarë dobie ka që ta shfaqë bindjen e tij haptazi dhe ta bëj publike këtë. Asgjë tjetër, përveç se do të nxitë fitne (përçarje, trazira etj)”

(Ta’liku shejh ala risaletu Fitentut-Tekfir li shejh elAlbani f.35)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button