Bidatçitë dhe të devijuarit fshihen pas dijetarëve

✍🏻 Shejh Rebi ibën Hedi elMed’halij, Allahu e ruajttë thotë:

“Kjo rrugë është nga rrugët e bidatçive dhe fitnexhive. Doemos ata fshihen pas ndonjë personaliteti prej personaliteve të dalluara (të Ehlus-Sunetit).

Kaderitë fshihen pas Hasan elBasriut. Kanë shkruar dhe kanë përhapur, kanë shkruar broshura duke ia referuar dogmën e kaderive padrejtësisht Hasan elBasriut, kurse ai nuk është prej tyre. Ndoshta akoma pretendojnë së Hasan elBasriu, Allahu e mëshiroftë, është me ta –Allahu i poshtëroftë dhe e pastroftë Hasanin prej tyre.

Havarixhët fshiheshin pas një personaliteti tjetër të madh, e ai është Ebu eshShathee Xhabir ibën Zejd, njëri nga nxënësit dhe fukahatë e mëdhenj të Ibën Abbasit, pas tij fshihen havarixhët.

Kjo mënyrë është nga lojërat e bidatçive, sepse bidati i tyre nuk përhapet nëse nuk fshihen pas ndonjërit nga imamët e Islamit.

Ju po e shihni se Esharitë e atribuojnë veten tek ndonjëri prej imamëve. Që do të thotë: Njeriu është Esharij kurse medh’hebi i tij është malikij, mirëpo Esharizmin e vet ia atribuojnë Malikut, e po ashtu edhe sufizmin e vet ia atribuojnë Malikut.

Kështu bëjnë edhe Matiruditë, atribuohen tek Ebu Hanifja kurse ata janë Maturidijë dhe medh’hebi i tyre e ka prejardhjen prej medh’hebit të Xhehm ibën Safuanit.

Gjitha këto sekte të humbura fshihen pas imamëve të Islamit.

Zejditë fshihen pas Zejdit, Rrafiditë fshihen pas Xhafer esSadik dhe pas Ehlul-Bejtit, sepse bindja e tyre është e pa pranuar dhe nuk përhapet ndryshe veç se duke bërë dredhi dhe duke u fshehur pas imamëve.

Kështu veprojnë shumë njerëz. Kutbitë nuk janë përhapur ndryshe përveç se duke u fshehur pas Ibën Tejmijës, Ibën Kajimit, IBën Bazit, Albanit, Ibën Uthejminit, si dhe pas personaliteteve të tjera që kanë konsideratë tek njerëzit në botë.

Ata thonë: Ne jemi nxënësit e Ibën Bazit, ne jemi në menhexhin e selefit, nga nxënësit e Albanit, nga nxënësit e Ibën Uthejminit, sa që mendojnë njerëzit se edhe këta janë dijetarë bashkë me ta, e pastaj përhapen lojërat e tyre tek shumë të rinjë që e duan diturinë dhe i duan dijetarët, që e duan Islamin dhe të vërtetën. Lojërat e tyre i mashtrojnë shumë njerëz dhe pastaj ata përfundojnë në rrjetën e tyre.

📚 (edhDheria ila bëjani mekasidi Kitabi eshSheriah 2/101-102)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button