Ai që hesht ndaj të vërtetës është shejtan memec

Pyetje:

Kam dëgjuar se ai që hesht ndaj të vërtetës është shejtan memec, a është kjo e vërtetë?

Përgjigja:

Po, këtë e ka thënë dikush prej selefit dhe nuk është hadith i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, por është fjalë e disave nga dijetarët, të cilët kanë thënë:

“Ai që hesht ndaj të vërtetës është shejtan memec, kurse ai që flet me të kotën është shejtan që flet”.

Pra, ai që e dëshmon të kotën dhe thirr në të është prej djajve që flasin, kurse ai që hesht ndaj të vërtetës, duke pas mundësi që të flet, nuk urdhëron për të mirën dhe nuk ndalon nga e keqja, dhe nuk e ndryshon atë që duhet ta ndryshoi, përveç kësaj edhe hesht edhe pse ka mundësi të flet, këtij i thuhet shejtan memec që do të thotë prej djajve të llojit të njeriut.

Ngase, është obligim i besimtarit ta urrej të keqën dhe të thirr për të mirën, e nëse këtë ka mundësi ta bëj, atëherë kjo është obligim ndaj tij.

Allahu i Plotfuqishëm ka thënë:

“Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”
(Ali Imran 104).

Po ashtu thotë:

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja…”
(Teube 71).

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë:

“Kur njerëzit e shohin të keqën dhe nuk e ndryshojnë atë, ka mundësi që Allahu t’i përfshij të gjithë me ndëshkimin e tij”,

po ashtu thotë:

“Kush prej juve e sheh një të keqe, lë ta heq me dorën e tij, e nëse nuk mundët, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundët, atëherë me zëmrën e tij, e ky është imani me i dobët”
(Muslimi).

Kjo na e bën të qartë neve së duhet të ndalohet e keqja sipas mundësisë, së pari me dorë, pastaj me gjuhë, pastaj me zëmër.

Kurse, ai që hesht ndaj të keqes, ka mundësi ta ndryshojë dhe nuk ka asnjë pengesë, ky është shejtan memec.

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë

Artikuj të lidhur

Back to top button