Shkaqet që i largojnë brengat
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Disa prej shkaqeve më të mëdha përmes të cilave Allahu i largon brengat dhe shqetësimet janë:
1.Përmendja (dhikri) e shpeshtë e Allahut të Lartësuar.
2.Dërgimi i salavateve për të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem.
3.Leximi i shpeshtë i Kur’an-it.
Këto janë disa prej shkaqeve që ta zgjerojnë gjoksin dhe t’i largojnë brengat e shqetësimet. Prandaj, përmende sa më shumë Allahun, lexoje sa më shumë Kur’an-in dhe dërgo sa më shumë salavate e selame për të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem, si dhe duke kërkuar falje nga Allahu, duke u penduar për mëkatet dhe duke u ruajtur prej tyre.
Ruaju nga të gjitha mëkatet dhe pendohu tek Allahu për ato që ke bërë më parë. Kërkoji sa më shumë falje Allahut dhe përgëzohu me lehtësimin e gjoksit dhe largimin e brengave e të shqetësimeve!”
(Fetaua Nurun ala Dërb, 1/333)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in