Dija merret nga dijetarët
Dijetari Sulejman ibën Sahmani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Çudia më e madhe është me atë që u kushton vëmendje dhe i pranon fjalët e disa njerëzve, të cilët nuk janë dijetarë dhe nuk kanë mësuar te asnjëri prej dijetarëve.
Ai mendon mirë për ta në atë që thonë dhe përcjellin, ndërsa mendon keq për shujuhët e muslimanëve dhe dijetarët e tyre, të cilët janë më të ditur se ata për fjalët e dijetarëve. Këta dijetarë nuk kanë ndonjë qëllim tjetër me njerëzit, përveçse t’i udhëzojnë dhe t’i drejtojnë drejt së vërtetës në të cilën ishte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, shokët e tij, selefët e këtij umeti dhe imamët e tij.
Sa u përket këtyre injorantëve që shtiren si dijetarë, shumë prej tyre, veçanërisht ata që nuk kanë mësuar te dijetarët, edhe nëse i ftojnë njerëzit drejt së vërtetës, në të vërtetë i ftojnë drejt vetes së tyre, që t’i kthejnë njerëzit kah vetja, duke kërkuar pozitë, nder dhe udhëheqje mbi njerëzit.
Kur pyeten, japin fetva pa dije, kështu që devijojnë vetë dhe i devijojnë edhe të tjerët.”
(Min’haxhu Ehli-lHakki uel-Ittibai’, f.24)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.