E vërteta njihet përmes argumentit

Dija është vetëm përmes argumenteve, e jo për shkak të madhështisë së atij që e thotë.
Dija është vetëm përmes argumenteve, e jo për shkak të madhështisë së atij që e thotë.

Prandaj, këtë parim ia kam vënë vetes si kusht gjatë gjithë jetës sime.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka asnjë prej nesh që të mos kundërshtojë ose të mos kundërshtohet, përveç të zotit (d.m.th.: Pejgamberit ﷺ) të këtij varri.”

Ose shprehja tjetër:
“Nga fjalët e çdokujt merret dhe lihet, përveç të zotit të këtij varri.”

Pra, dija merret përmes argumenteve, e jo për shkak të madhështisë së atij që e thotë.
Sado e madhe të jetë pozita e tij.

Kur Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kundërshtoi kë? Ai kundërshtoi Ebu Bekrin dhe Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Ata i sollën fjalët e tyre si argument kundër tij dhe i thanë:
“A po kundërshton Ebu Bekrin dhe Umerin?”
Ai tha:
“Jo, por unë po ju them: ‘Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ.’”
Ju thoni: “Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë?”

Ata dëshironin ta heshtnin atë duke u mbështetur në madhështinë e Ebu Bekrit dhe Umerit, të cilët janë vërtet madhështorë, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Por ai i heshti ata duke sjellë si argument dikë që është edhe më madhështor dhe më i lartë në sytë e umetit islam: Pejgamberin ﷺ.

Pastaj i qortoi ashpër duke u thënë:
“Pothuajse do të bien mbi ju gurë nga qielli.”

Në këtë ka dëshmi për kë? Për imamët e thirrjes islame, Allahu i mëshiroftë.

Njëri prej tyre, imami Abdul-Latif ibën imam Abdurr-Rrahman ibën Shejh Hasen ibën Imam Muhamed ibn Abdul-Uehhab, Allahu i mëshiroftë, ka thënë:
“Për argumentet e sakta dhe të qarta, të cilat nuk janë shfuqizuar dhe nuk kanë kundërshtues, duhet të tregohet ashpërsi në qortimin e atij që i kundërshton ato.”

Duhet të tregohet ashpërsi në qortimin e atij që i kundërshton ato.
Ju pyes për hir të Allahut: Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kë kishte përballë? Ai kishte përballë fjalën e Ebu Bekrit dhe Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Por, meqë fjala e tyre binte ndesh me fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai nuk u ndal për shkak të madhështisë së tyre, por tregoi ashpërsi në qortimin e atij që e kundërshtonte argumentin.

Pra, kur kemi argumente të sakta dhe të qarta, të cilat nuk janë shfuqizuar dhe nuk kanë kundërshtues, duhet të tregohet ashpërsi në qortimin e atij që i kundërshton ato.

Shejh Muhamed ibën Hedi, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button