Kriteri i suksesit të thirrjes islame

“Çdo thirrje që bazohet në metodologjinë (men’hexhin) e saktë, me lejen e Allahut, do të ketë sukses, edhe nëse pas një kohe. Ja, shikojeni Shejhul-Islam (Ibën Tejmije), u torturua dhe vdiq në burg, por thirrja e tij më vonë pati sukses. Pse? Sepse ajo ishte një thirrje e pastër, e bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, siç thotë Allahu i Lartësuar:

فَأَمَّا الزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَاءً وَأَمَّا مَا يَنْفَعُ النَّاسَ فَيَمْكُثُ فِي الأَرْضِ
“Sa i përket shkumës, ajo zhduket si e pavlerë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve mbetet në tokë.”
(Rra’d: 17).

Ndërsa thirrësit e devijimit, edhe nëse rreth tyre mblidhen qindra mijëra njerëz, janë si mbeturinat që i bart rrjedha e ujit. Thirrja e saktë mbetet dhe e mira e saj vazhdon brez pas brezi. Ndërsa thirrja e pasaktë, ose ajo me qëllime të këqija, edhe nëse njerëzit mblidhen rreth saj për një kohë, nuk ka bereqet, nuk ka mirësi dhe nuk lë ndikim të dobishëm tek njerëzit.”

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë,
(I‘anetul-Mustefid bi Sher’h Kitabut-Teuhid, 1/119)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button