Kujdes shikimin!
Shikimi i grave dhe i fotografive tërheqëse është prej shkaqeve më të mëdha të ngurtësimit të zemrës dhe pengimit të arritjes së ëmbëlsisë së imanit dhe kënaqësisë së adhurimit. Madje, ai është një mjet dhe një hap prej hapave të shejtanit, me të cilin ai e devijon muslimanin derisa të bjerë në imoralitet. Kjo është diçka që shihet qartë. Edhe kur dikush që njihet për mirësi bie në ndonjë prej këtyre veprave të shëmtuara, domethënë, bie në të dhe i rrëshqet këmba (gabon), pastaj pendohet dhe kërkon falje, shkaku ka qenë pakujdesia: pakujdesia në shikimin e tyre në revista ose në pajisje elektronike.
Detyrë për njeriun është që t’i përmbahet fjalës së Allahut të Lartësuar:
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata.” (Nur, 30).
Nëse robi nuk e ul shikimin e tij, atij i hiqet ëmbëlsia e imanit.
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.