Shkujdesi e ka sherrin e madh..

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem është njeriu më i mirë në mesin e njerëzimit dhe zotëria i bijve të Ademit alejhi salatu ue selam, megjithatë i përgjërohej Allahut të Lartësuar, e si është puna me ne, kurse ne jemi më së të nevojshëm për pendim tek Allahu, për të qarë nga frika ndaj Tij dhe për të kërkuar ndihmë prej Tij subhanehu ue te’ala gjatë netëve dhe ditëve tona!

Shkujdesi e ka sherrin e madh. Mëkatet e kanë rrezikun e madh. Andaj, e kemi obligim t’i braktisim këto dhe të pendohemi tek Allahu i Lartësuar.

Ai, i cili ka mangësi në namaz, duhet ta fal atë dhe të nxitoj për të namazi, si dhe ta fal me xhemat.

Ai, i cili merret me kamatë (rriba), duhet ta lë atë dhe të pendohet të Allahu i Lartësuar.

Ai, i cili nuk i respekton prindërit, lë t’i ketë frikën Allahut dhe të jetë bamirës ndaj prindërve të vet.

Ai, i cili i ka ndërpre lidhjet farefisnore, lë t’i ketë frikën Allahut dhe lë t’i mbajë ato.

Ai, i cili konsumon pije dehëse, lë t’i ketë frikën Allahut dhe t’i braktisë (lë) ato, si dhe të pendohet të Allahu.

Ai, i cili i përgojon njerëzit, lë të ketë kujdes nga kjo dhe ta ruan gjuhën e vet, si dhe t’i ketë frikën Allahut të Lartësuar”

(Mexh’mu-ul-Fetawa 3/111)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button