A e merr mëkatari librin e tij me dorën e djathtë apo me të majtën?


“Mëkatari (nga myslimanët) do ta marrë librin e tij me të djathtën.

Ndërsa ai që do ta marrë librin në Ditën e Kiametit me të majtën e tij, është jobesimtari. Ai do ta marrë librin me të majtën, pas shpinës.

Sa i përket besimtarit, ai do ta marrë librin me të djathtën, qoftë prej atyre që janë të parët në mirësi, apo prej atyre që janë mesatarë në vepra, apo edhe prej atyre që i kanë bërë padrejtësi vetes.

Pas kësaj vjen llogaria, peshimi i veprave, e pastaj shpërblimi.”

Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajtë,
| Sher’h Tahauijjeh • fq. 686 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button