Kushtet e pendimit

🔸️Pendim do të thotë:

Largimi nga mëkati dhe përfundimi në bindje (nënshtrim). Pendimi i ka tre kushte, prandaj nuk mjafton pendimi me gjuhë, por doemos duhet plotësuar tre kushte:

➡️I pari: Largimi nga mëkati; nëse thotë: të kërkoj falje o Allah, porse akoma bën mëkat, i tilli nuk llogaritët që është penduar derisa ta braktis mëkatin.

➡️I dyti: Të vendos që mos të bëj mëkat në të ardhmen; në qoftë së pendimi i tij është përkohësisht, gjatë muajit të Ramazanit, apo vetëm ditën e Xhuma, apo vetëm gjatë periudhës së Haxhxhit pendohet dhe e ka qëllimin pas kësaj periudhe prapë të bëj mëkate, nuk i pranohet pendimi, sepse ky është pendim i përkohshëm. Pra në qoftë së dihet se në qëllimin e tij është që të kthehet prapë në mëkate pas kësaj periudhe (si p.sh.: Ramazan, Xhuma apo Haxhxh), vërtetë Allahu nuk e pranon pendimin e tij.

▶️E treta: T’i bie pishman për mëkatet dhe të këqijat që i ka bërë në të kaluarën, mos t’i harroj ato, përkundrazi vazhdimisht t’i kujtoj dhe të kërkoj falje, të pendohet dhe të frikësohet për shkak të tyre. Ndërkaq, ta siguroj vetën nga ndëshkimi për shkak të tyre dhe mos t’i bie pishman, apo të mburrët me to dhe të thotë: Allahu me ka fal mua –kjo nuk lejohet- siç është thënë: “Besimtari i sheh mëkatet si një kodër që frikësohet së do t’i bien sipër, kurse dyfytyrëshi i sheh mëkatet si një mize që bie në të dhe pastaj fluturon”, do të thotë i nënvlerëson mëkatet.

Prandaj, besimtari vazhdimisht ka frikë nga mëkatet, tek ai, ato janë sikur kodra që është mbi te dhe frikësohet se i bie sipër tij, dhe kjo është argument për saktësinë e pendimit.

Nëse pendimi ka të bëj me padrejtësitë ndaj njerëzve, atëherë është kushti i katërt:

▶️QĂ« t’ju kĂ«rkoj hallall atyre qĂ« ju ka bĂ«rĂ« padrejtĂ«si dhe t’ua kthej tĂ« drejtat e tyre (siç janĂ« pasuria apo tĂ« hollat), sepse e drejta e krijesĂ«s nuk bie pĂ«rveç nĂ«se pĂ«rmbushet e drejta e tij ose duke ia bĂ« hallall. T’ju bĂ«sh padrejtĂ«si njerĂ«zve dhe tĂ« thuash: UnĂ« jam penduar tĂ« Allahu, kjo nuk mjafton.

Të drejtat e njerëzve nuk bien përveç duke i përmbushur të drejtat e tyre, apo duke ta bërë hallall ata ty.

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Sher’h edDurretil-Mudijjeh f.131)
PĂ«rktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button