Bidatçitë e refuzojnë hakun për pozite

Për bidatçitë ndoshta thuhet që ata shpërblehen për qëllimin e mirë të tyre në qoftë së nuk e dinë hakun. Mirëpo ne, i tregojmë gabimet e tyre kur ata gabojnë.

Kurse prijësit e tyre të cilët e kanë mësuar hakun, mirëpo e kanë refuzuar për ta ruajtur famën e tyre. Ata janë të ngjashëm me Ebu Xhehlin, Utbeh ibën Rebijah, Velid ibën Mugireh dhe të tjerë nga ata që e kanë pritë mesazhin e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, me kundërshtim, vetëm për të ruajtur pozitën dhe famën e tyre.

Sa i përket pasuesve të këtyre imamëve ata ndahen ne dy grupe:

Grupi i parë: Ata që nuk e njohin të vërtetën, dhe nuk kanë mësuar asgjë rreth saj dhe nuk kanë pas mangësi në kërkimin e saj, sepse kanë menduar së ajo që e trasojnë ata është hak. Të tillët justifikohen.

Grupi i dytë: Ata që e kanë mësuar të vërtetën, mirëpo e kanë refuzuar për shkak të pasimit me fanatizëm të imamëve të vet. Të tillët nuk justifikohen dhe janë siç ka thënë Allahu i Lartësuar për disa: إنا وجدنا آباءنا على أمة وإنا على آثارهم مقتدون “…Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre” (Zuhruf 22).

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(elKaul-ulMufid 1/71)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button