Kush e urren Pejgamberin është fatprerë!

“Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i shkroi Kisrës (perandorit persian) dhe Kajserit (perandorit romak-bizantin), dhe asnjëri prej tyre nuk pranoi Islamin. Por Kajseri e nderoi letrën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe e nderoi të dërguarin e tij, prandaj mbretëria e tij mbeti. Thuhet se sundimi vazhdoi në pasardhësit e tij deri më sot.

Ndërsa Kisra e grisi letrën e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe u tall me të; kështu që Allahu e shkatërroi atë pas pak kohe dhe e copëtoi mbretërinë e tij plotësisht, dhe nuk mbeti më sundim për kisrat. Kjo – dhe Allahu e di më së miri – është realizimi i fjalës së Allahut të Lartësuar:

إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الأبتَرُ
“Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë.”
(Keuther 3).

Pra, kushdo që e urren, e përbuz apo e kundërshton atë, Allahu ia pret rrënjët dhe ia zhduk gjurmët dhe ndikimin.”

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë,
(esSarimul-Meslul 2/316)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Back to top button