MOS U NXITO, POR SIGUROHU MIRË

Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë, ka thënë: “Mos u nxito në lidhje me atë që dëgjon nga njerëzit, sidomos në këto kohë, kur janë shtuar ata që flasin, japin fetva dhe dalin në shesh si njerëz të dijes e të fjalës.

Kjo vlen veçanërisht tani, kur janë shfaqur mjetet e komunikimit të llojllojshme dhe çdokush ka filluar të flasë në emër të dijes e të fesë. Madje, edhe ndjekësit e devijimit, grupeve të devijuara dhe të shtrembëruara, tani flasin në emër të fesë në kanalet televizive satelitore. Rreziku është jashtëzakonisht i madh. Prandaj, ti, o musliman, e sidomos ti, o kërkues i dijes, duhet të sigurohesh mirë dhe të mos nxitosh për çdo gjë që dëgjon.

Duhet të verifikosh mirë: Kush e ka thënë këtë? Nga ka ardhur kjo ideologji? Cilat janë argumentet dhe dëshmitë e tij nga Kur’an-i dhe Suneti? Pastaj, ku ka mësuar ai dhe prej kujt e ka marrë dijen? Këto janë çështje që kërkojnë verifikim të kujdesshëm, veçanërisht në këtë kohë.”

(Sher’h Suneh, Berbeharit, f. 40)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in

Related Articles

Back to top button