Rëndësia e Kur’an-it në përmirësimin e nijetit dhe zemrës

Shejh Salih es-Suhejmi, Allahu e ruajttë, thotë:

“Vërtet, leximi i Kur’an-it dhe puna sipas tij janë prej shkaqeve më madhore për përmirësimin e nijetit dhe pastërtinë e zemrës. Zemra sëmuret për shkak të mëkateve dhe gjynaheve shkatërruese, ndërsa shërohet përmes veprave të mira.

Prej këtyre veprave është edhe përmirësimi i nijetit, sepse me përmirësimin e tij vepra bëhet e saktë dhe e pranuar, ndërsa me prishjen e tij prishet edhe vepra.

Siç ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:

“Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdo njeri do të ketë vetëm atë që ka synuar.”

Gjithashtu, në përshkrimin e zemrës, ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Vërtet, në trup gjendet një copë mishi; nëse ajo është e mirë, i gjithë trupi është i mirë, ndërsa nëse ajo prishet, i gjithë trupi prishet. Ajo është zemra.”

(Kutufu edDeuenijj Sher’h Nunijjetil-Kahtanijj, f. 64)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button