Ndalimi i mallkimit të sëmundjes

“Sa për atë që mallkon sëmundjen ose atë që e ka goditur nga veprat e Allahut të Plotfuqishëm, kjo është prej veprave më të shëmtuara, Allahu na ruajttë, sepse mallkimi i sëmundjes, e cila është nga caktimi i Allahut të Lartësuar dhe të Madhëruar, është si të fyesh vetë Allahun e Lartësuar dhe të Madhëruar.

Prandaj, ai që thotë një fjalë të tillë duhet të pendohet tek Allahu, të kthehet në fenë e Tij, dhe ta dijë se sëmundja është me caktimin e Allahut.

Çfarëdo fatkeqësie që e godet njeriun është për shkak të asaj që ka bërë vetë, e Allahu nuk i ka bërë padrejtësi, por ai vetë i ka bërë padrejtësi vetes.”

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Mexh’mu-ul-Fetawa 3/126)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button