Përse sulmohet Arabia Saudite?

Duke i medituar çështjet dhe gjendjet, vërejmë se vendi ynë, Arabia Saudite, është i sulmuar nga çdo anë: në moral, në ide, nëpërmjet futjes së lëndëve narkotike dhe në forma të tjera. Ai po sulmohet me të gjitha forcat. Përse? Sepse është një vend i shpalljes, një vend i Islamit. Për Allahun, nuk dimë ndonjë vend që e zbaton Sheriatin më mirë se ky vend. Falënderimi i takon Allahut! Ne nuk themi se jemi të përsosur në çdo aspekt. Përkundrazi, kemi shumë mangësi. Por, nëse mediton ndaj të gjitha vendeve të botës islame, nuk do të gjesh asnjë vend që e zbaton Islamin ashtu siç e zbaton kjo Mbretëri, me sundimtarët e saj dhe ata që zbatojnë gjykimin

Falënderimi i takon Allahut! E lusim Allahun të na shtojë nga mirësitë e Tij.
Përderisa po sulmohemi nga çdo anë, armiqtë tanë, Allahu i vraftë! Allahu i vraftë! Allahu i vraftë! Do të bëjnë çmos për t’i shkatërruar bindjet tona, moralin tonë dhe adhurimet tona.
E lusim Allahun të na mbrojë nga e keqja e tyre, me çfarëdo mënyre që ata përpiqen ta përhapin.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in

Related Articles

Back to top button