Masa e thjesht e bidatçive nuk duhet bojkotuar ashtu siç bojkotohen kokat e tyre (kokat e bidatçive)

Shejh Rebi’ ibën Hedi, Umejr elMed’halij, Allahu e ruajttë thotë:

Bidatçitë tani janë shumë, e kanë mbushur tokën, Allahu na ruajttë! Kurse, ne, nuk i bojkotojmë (hexhër) të gjithë, sepse ata janë synim i thirrjes sonë. I thërrasim tek Allahu me urtësi dhe  këshillë të mirë. Kurse, kokat e bidatçive, thirrësit për në të kotën që thërrasin në gazeta, revista, libra, kaseta, ligjërata, seminare dhe në webfaqet e tyre, të tillët duhet kundërshtuar, duhet paralajmëruar prej tyre. Nuk bën të ulet tek ta, të lexohen shkrimet e tyre dhe as të përfitohet prej tyre.

Kurse, masa e thjesht e tyre, ata të mjerë që janë manipuluar, të tillët i thërrasim tek Allahu me urtësi dhe me këshillë të mirë. Këtë (qëndrim) e mbështes shumë nga fjalët e imamëve të sunetit dhe vet qëndrimi i tyre me masën e thjeshtë. Ata i ftonin për tek Allahu i Lartësuar dhe nuk i bojkotonin (masën e thjeshtë) ashtu sikur i bojkotonin imamët e këqij, imamët e sherrit dhe imamët e devijimit (dalaletit).

Kuptojeni këtë (mirë)! Sa që mos të mendon dikush se çdo kush që bie në bidat, duhet të bojkotohet. Mos të flitet me të, mos t’i bëhet davet dhe asgjë tjetër! Jo (nuk bën kështu), daveti është legjitim edhe ndaj jo besimtarëve, ndaj çifutëve, ndaj të krishterëve. Pra, daveti gjithashtu është legjitim edhe ndaj bidatçive. Mirëpo, njeriu nuk duhet lëshuar pe në parime dhe të futet tek ta dhe afrohet tek ta, e kështu të humb.

Bëhu i sinqertë me Allahun e Plotfuqishëm, bëj përpjekje për ta shpëtuar atë që ka ra në devijim (duke e këshilluar) me librin e Allahut dhe me sunetin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, duke ja prezantuar mirë bashkë me fakte dhe sqarim, sepse kjo është shkak prej shkaqeve të udhëzimit.

Dhe vetëm së ka arritur me këtë të udhëzohen shumë njerëz në shumë vende.

Erdh imam Muhamed ibën AbdulUehabi, Allahu e mëshiroftë, dhe dynjaja ishte e errësuar, bëri xhihad duke thirrur për tek Allahu i Lartësuar. Allahu i udhëzoj shumë njerëz përmes tij. Ishin adhurues të varreve (kuburijinë), besonin në besëtytni dhe ishin të humbur, mirëpo u udhëzuan (në rrugën e drejtë) përmes tij.

Gjithashtu edhe shejhul-islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë veproi kështu (me davet). Si dhe imamët e davetit selefij në Indi. Erdhën dhe dynjaja ishte e errësuar, e përhapen këtë thirrje dhe atyre i’u përgjigjen me miliona njerëz, Allahu i Lartësuar thotë:

{ادع إلى سبيل ربك بالحكمة والموعظة الحسنة وجادلهم بالتي هي أحسن إن ربك هو أعلم بمن ضل عن سبيله وهو أعلم بالمهتدين}

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit”
 (Nahl 125).

Burimi: Mexhmu’u kutubi ue reseili ue fetawa 2/ 351-352

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button