Lutja është si arma…ndikimi i saj nuk arrihet veçse me kushte!

Ibnl-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Lutjet dhe kërkimi i mbrojtjes janë në pozitën e armës; ndërsa arma varet nga ai që e përdor, jo vetëm nga mprehtësia e saj. Kur arma është komplet, pa asnjë të metë; krahu që e mban është i fortë; dhe nuk ka asgjë që e pengon goditjen, atëherë ajo e dëmton armikun.

Por nëse mungon njëra prej këtyre tri gjërave, atëherë mungon edhe ndikimi. Pra, nëse vetë lutja nuk është e përshtatshme, ose lutësi nuk e bashkon zemrën me gjuhën e tij gjatë lutjes, ose ekziston ndonjë pengesë për pranimin e saj, atëherë nuk arrihet ndikimi.”

(El-Xheuab el-Kefi, f. 58)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button