Qëndrimi ynë ndaj popullit të Shamit

Pyetje:

I nderuari shejh, pyetësi thotë:
Nuk është e panjohur ndaj shkëlqesisë suaj ajo që po ju ndodh vëllezërve tonë nga ehlu-suneti në Siri, duke filluar nga vrasjet dhe shkatërrimi me të gjitha llojet e armatimit. Cili është obligimi i muslimanëve si qeveri dhe popuj karshi tyre (Sirianëve)?

Përgjigje:


Është obligim i muslimanëve që posedojnë forcë që t’ju ndihmojnë me aq sa e largon prej tyre demin e armiqve të tyre, që e pengon okupimin e të lajthiturve mbi ta, apo armiqve të Islamit dhe të muslimanëve.

Kurse, shtresa e përgjithshme e muslimanëve, ata, nuk posedojnë asgjë tjetër, përveç së të bëjnë lutje për ta, lutja është një portë e madhe dhe ndihmë e madhe prej Allahut, nëse Allahu iu përgjigjet lutjeve të tyre, e lusin Allahun dhe bëjnë përpjekje në lutjet për vëllezërit e tyre, lutën për ta në namazet e tyre, në viter, si dhe lutën për ta në çdo rast të volitshëm, me të vërtetë Allahu është afër dhe përgjigjet, po.

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!

(Likaul-Meftuh në Taif, Dt.14.07.1434H).

Burimi

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button