Çfarë nënkuptohet me mendjemadhësinë (hu’jela)?
Pyetja: Allahu ju begatoftë! Pyetësi, me inicialet A. M. D., banues në Mbretëri (Arabi Saudite), thotë: Në hadithin për ndalimin e zgjatjes së rrobës përveç nëse nuk bëhet nga mendjemadhësia, çfarë nënkuptohet me mendjemadhësinë?
Përgjigjja: Së pari, fjala e pyetësit: “Ndalimi i zgjatjes së rrobës, përveç nëse nuk bëhet nga mendjemadhësia”, është e gabuar. Zgjatja e rrobës është e ndaluar, qoftë me mendjemadhësi, qoftë pa mendjemadhësi. Mirëpo, nëse bëhet nga mendjemadhësia, atëherë kërcënimi për të është shumë i rëndë.
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tre vetave Allahu nuk do t’u flasë Ditën e Kiametit, nuk do t’i shikojë, nuk do t’i pastrojë dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” Ata thanë: “Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?”
Ai, salAllahu alejhi ue selem, tha: “Ai që e zgjat rrobën poshtë nyjës së këmbës, ai që përmend të mirat që ka bërë dhe ai që e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm.”
Ky është një kërcënim shumë i madh.
Ndërsa për zgjatjen e rrobës pa mendjemadhësi, Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çfarëdo që është nën nyjat e këmbëve është në Zjarr.”
Pra, ai dënohet me Zjarr për atë pjesë, sipas masës së mëkatit që ka bërë.
Dallimi ndërmjet këtyre dy kërcënimeve është i madh. Prandaj, fjala e pyetësit: “Nëse nuk bëhet nga mendjemadhësia…”, është e gabuar. Përkundrazi, themi se, nëse njeriu e zgjat rrobën, ka bërë një vepër të keqe dhe një prej mëkateve të mëdha. Mirëpo, dënimi ndryshon nëse kjo bëhet nga mendjemadhësia apo pa të.
Mendjemadhësia (hu’jela) nënkupton krenarinë dhe vetëmadherimin, pra kur njeriu e bën këtë nga mendjemadhësia, vetëlavdërimi, mburrja dhe kuptime të ngjashme.
Po.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb, kaseta nr. 294)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.